Sërish tërmet në Greqi, vendi nuk gjen paqe

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka lëkundur Greqinë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Pas kësaj lëkundje, janë ndjerë edhe tre goditje të tjera me madhësi më të vogël.

Lëkundja e madhe u regjistrua 29 km në juglindje të Heraklion, e cila u ndje në Kretë dhe sipas Laboratorit të Sizmologjisë të Universitetit të Athinës.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmtimet, por tërmeti sipërfaqësor u ndje nga vendasit në agim.

Kujtojme se para kohët e fundit, herë pas here ka pasur tërmete në Greqi me një magnitudë të lartë./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 08:35

Tags: ,