Rishikimi i vendeve që u caktohen klubeve në kompeticionet e UEFA-s mund t’u sjellë skuadrave shqiptare një mundësi më të favorshme në edicionin e ardhshëm.
Kontribut kanë dhënë pikët e mbledhura nga klubet shqiptare në Europë, sidomos paraqitja e Egnatias në fazën e grupeve të Conference League. Kjo mund ta përmirësojë pozicionin e Shqipërisë në skemën e kualifikimit.
Të lidhura
None found
Nëse UEFA vijon ta përjashtojë Rusinë nga garat europiane, fituesi i Kupës së Shqipërisë ka shumë gjasa të sigurojë pjesëmarrjen drejtpërdrejt në raundin e dytë të Conference League.
Kështu, Kupa e Shqipërisë merr peshë të shtuar: përveç trofeut, klubet synojnë edhe mijëra euro nga UEFA, si dhe një mundësi më të mirë për të avancuar në Europë.
Në rast se i njëjti klub shpallet kampion dhe fiton Kupën e Shqipërisë, përfitimi i këtij privilegji i kalon skuadrës që mbyll kampionatin në vendin e dytë në Superiore.







