Rekord i ri viktimash për 2021 nga COVID-19 në Greqi

Greqia ka regjistruar 1 mijë e 955 raste të reja nga COVID-19 dhe 78 viktima. Bilanci i sotëm duket më i lehtës se ai i djeshmi ku pati 3 mijë raste.

Nga ana tjetër shqetësuese mbetet situata në spitale, ku 749 pacientë vijojnë të jenë të intubuar në repartet e terapive intensive.

Po ashtu shkalla e pozitivitetit në 24 orët e fundit është rritur në 8.32% nga 5.20% që ishte dje, por kjo varet nga testet pasi në po kaq orë pati 23 mijë e 484 testime.


Shtuar 4.04.2021 05:04