Raketa kineze pa kontroll drejt Tokës këtë fundjavë, njihuni me “hartën e rrezikut”

Një raketë e madhe kineze që është jashtë kontrollit do të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, duke sjellë një valë të fundit shqetësimi përpara se mbeturinat e saj të përplasen në Tokë.

Raketa e Long March 5B, e cila është rreth 100 metra e gjatë dhe peshon 22 tonë, pritet të hyjë në atmosferën e Tokës “rreth 8 majit”, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Mike Howard, i cili tha se Komanda Hapësinore e SHBA po ndjek trajektoren e raketës.

“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës” nuk mund të përcaktohet deri pas disa orësh nga rikthimi, tha Howard, por Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor po ofron azhurnime të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Gjurmimin të Hapësirës.

Lajmi i mirë është se mbeturinat që depërtojnë në drejtim të Tokës, të paqëndrueshme, në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë.
“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël – jo i papërfillshëm, mund të ndodhë – por rreziku që do t’ju godasë është tepër i vogël. Dhe kështu që nuk do të humbja një sekondë të gjumit mbi këtë si një kërcënim për jetën”, i tha CNN këtë javë Jonathan McDowell, një astrofizikant në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

 

 

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar një “zonë rreziku” që përfshin çdo pjesë të sipërfaqes së Tokës midis rreth 41.5N dhe 41.5S gjerësi” e cila përfshin pothuajse të gjithë Amerikën e jugut e deri në New York, të gjithë Afrikën dhe Australinë, pjesë të Azisë në jug të Japonisë si dhe në Europë, si Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi.

 

 


Shtuar 8.05.2021 09:22