Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins (VIDEO)

Zyrtarët e zbatimit të ligjit publikuan të hënën prova të reja në lidhje Alec Baldwin, i cili në tetor të vitit të kaluar e qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Të dhënat e publikuara nga zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe përfshinin një video të hetuesve që informonin Baldwin brenda disa orësh pas të shtënave fatale, duke biseduar me të brenda një zyre kompakte.

Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, tha në një deklaratë se hetimi nga agjencia e tij mbetet i hapur dhe në vazhdim, ndërsa pret rezultatet e analizave balistike dhe mjekoligjore nga FBI, si dhe studimet e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së.

“Zyra e sherifit është duke nxjerr të gjitha dosjet që lidhen me hetimin tonë në vazhdim”, tha ai në një deklaratë.

Ato dosje përfshijnë gjithashtu fotografi të municioneve nga grupi dhe raportet e ekzaminimit.

Në një fermë në periferi të Santa Fe më 21 tetor 2021, Alec e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins dhe të plagosur regjisorin Joel Souza.

Ata kishin qenë brenda një kishe të vogël gjatë vendosjes për xhirimet e një skene.

Në një video të marrë nga policia më vonë atë ditë, Baldwin bëri disa telefonata të furishme ndërsa priste një takim me zyrtarët e zbatimit të ligjit.

“Nuk e keni idenë se sa e pabesueshme dhe sa e çuditshme është kjo”, thotë ai përmes telefonit.

Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico javën e kaluar ka gjobitur me 124 mijë euro produksionin e filmit “Rust”.