Bie numri i studentëve që do të pranohet këtë vit, zhduken disa degë

Senati akademik ka miratuar kuotat e reja për vitin akademik 2022- 2023. Kuotat kanë rënë me 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak ose aspak nga të rinjtë. Po ashtu, ka rënë edhe numri i gjimnazistëve të interesuar të studiojnë në Universitetin e Tiranës.

Më i prekuri nga kjo valë shkutimesh të kuotave është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak këtë vit të ri akademik.

Ulje të kërkesës ka pasur edhe për gjuhën frëng, italiane, spanjolle, ruse dhe greke, ku dy dy të fundit janë drejt zhdukjes.

janë në kufijtë e ekzistencës. Ulje drastike me 70 pranime më pak, ka pësuar Gazetaria, Arkeologjia dhe Gjeografia. Drejtësia, me të vetmin program 5-vjeçar që e ofron të integruar, do të ketë të njëjtin numër pranimesh. Shkencat e Natyrës i kanë qëndruar besnik numri të kuotave.

Histori-Filologjia ka formulën më të thjeshtë të pranimeve. Peshën më të madhe (80%) e ka mesatarja aritmetike e tri viteve të shkollës së mesme dhe 20% provimet e fundit. Fakulteti i Drejtësisë i jep 40% mesatares së gjimnazit, 10% provimeve të maturës dhe 50% lëndëve specifike të zhvilluara gjatë shkollës së mesme. Ekonomiku e ndan 50:50 peshën e vlerësimit, midis mesatares së gjimnazit dhe mesatares së gruplëndëve formuese./albeu.com