Presidenti i Koresë së Jugut kërkon dialog me Phenianin: Është koha t’u japim fund armiqësive

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Korenë e Veriut për përfundimin zyrtar të luftës mes dy vendeve, e cila u mbyll me armëpushimin e vitit 1953, por nuk u pasua nga një traktat paqeje.

Të lidhura

None found

Gjatë një ceremonie për Ditën e Çlirimit, që shënon lirimin e Gadishullit Korean nga sundimi japonez, Lee u bëri thirrje të dyja palëve të heqin dorë nga kërcënimet dhe të ulen në tryezën e bisedimeve si palë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt.

“Le të braktisim qëllimet tona për të kërcënuar njëri-tjetrin dhe të fillojmë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së gjatë si palë të përfshira drejtpërdrejt”, deklaroi ai.

Presidenti jugkorean propozoi gjithashtu krijimin e një “sistemi sigurie shumështresor”, që do të synonte uljen e tensioneve përgjatë kufirit de facto mes dy vendeve, të njohur si zona e demilitarizuar (DMZ). Ai u shpreh i gatshëm të diskutojë edhe hapa konkretë për kufizimin e ambicieve bërthamore të Phenianit.

Lee tha se shpresonte që Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut “do të ulen ballë për ballë për bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim të ndërsjellë”. Sipas tij, dialogu mund të shndërrohet në një forum ku të shqyrtohen “mënyra efektive për të ndaluar përparimin e aftësive bërthamore të Koresë së Veriut”.

Koreja e Veriut ka kryer në mënyrë të përsëritur prova me raketa balistike bërthamore. Seuli dhe Japonia fqinje i konsiderojnë këto veprime përpjekje për të frikësuar kundërshtarët dhe për të demonstruar forcën, raportoi BBC.

Pavarësisht se përplasja ushtarake mes dy fuqive që kontrollojnë Gadishullin Korean ka mbetur kryesisht e ngrirë që prej armëpushimit të vitit 1953, gjatë dekadave të fundit janë regjistruar tensione dhe incidente përgjatë Zonës së Demilitarizuar. Të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për provokime, përfshirë lëshimin e tullumbaceve me mbetje dhe materiale propagandistike, si dhe përdorimin e altoparlantëve për transmetime propagandistike.

Lee mori detyrën e presidentit të Koresë së Jugut vitin e kaluar, pasi paraardhësi i tij, Yun Suk-yeol, u nxor në gjyq për përpjekjen për të shpallur ligj ushtarak. Që prej marrjes së detyrës, ai ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut dhe aleatin e saj, Kinën, lidhje që ishin përkeqësuar gjatë drejtimit të Yun.

Pheniani e shpalli veten fuqi bërthamore në vitin 2022 dhe u zotua se nuk do të hiqte dorë kurrë nga armët e tij bërthamore, për të cilat vlerësohet se zotëron dhjetëra.

Lee ka deklaruar më herët se Koreja e Veriut po prodhonte çdo vit 15 deri në 20 koka bërthamore. Në një intervistë për BBC-në vitin e kaluar, ai tha se do të mbështeste një marrëveshje mes Donald Trump dhe Kim Jong Un për ngrirjen e prodhimit. Ai e cilësoi këtë një objektiv “realist”, ndërsa Seuli vijonte të kërkonte denuklearizim të plotë.

Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur propozimit të fundit të Lee-së. Më parë, Pheniani kishte hedhur poshtë edhe nismat e tij për zhvillimin e dialogut.


Shtuar 15.08.2026 19:59

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkare girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş