Përhapen zjarret edhe në pyjet e Meksikës, të paktën katër të vdekur

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha para gazetarëve të mërkurën se një valë zjarresh në Meksikë ka marrë të paktën katër jetë njerëzish.

Presidenti tha se vdekjet e raportuara vijnë të gjitha nga shteti i Meksikës, më i populluari i vendit që rrethon kryeqytetin. Ai tha gjithashu se aktualisht janë 116 zjarre pyjore që digjen në të gjithë vendin.

Rreth 400 zjarre janë dokumentuar në Meksikë deri më 15 mars, duke djegur një total prej më shumë se 13,000 hektarësh, me disa prej zjarreve të raportuara deri në jug të shtetit Chiapas, në kufi me Guatemalën. Sipas të dhënave zyrtare, shkaqet përfshijnë si zjarret e vëna me dashje, ashtu edhe ato të shkaktuara nga aktivitetet bujqësore.


Shtuar 27.03.2024 21:05

Tags: ,