Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bordin e një avioni të “British Airways”, ku një vajzë 14-vjeçare rrezikoi të humbiste jetën. E mitura kaloi një moment tmerri, ku një pasagjer hapi një pako kikirikë në avion, ndaj të cilave vajza ishte alergjike.
Poppy Jones ishte duke udhëtuar me nënën e saj dhe gjendja e saj u përkeqësua aq shumë sa kapiteni i avionit mendoi të bënte ulje emergjente. Pasi avioni u ul në aeroportin “Gatwick”, e reja u dërgua me urgjencë në spital.
Nëna e vajzës, Joanna, e cilësoi një makth udhëtimin dhe tregoi për Daily Mail se pasagjeri i sipërpërmendur refuzoi të ndalonte konsumin e kikirikëve, pavarësisht se u paralajmërua dy herë.