Pas autorizimit për të bekuar çiftet homoseksuale, që alarmoi konservatorët e Kishës, Vatikani përsërit në një deklaratë kushtuar “dinjitetit njerëzor”, dënimin e abortit, eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar. Po ashtu Vatikani dënon dhe mëmësinë surrogate dhe “teorinë gjinore”
“Nga të gjitha krimet që njeriu mund të kryejë kundër jetës, aborti ka karakteristika që e bëjnë atë veçanërisht të rëndë dhe të neveritshëm. Ekziston një ide e përhapur se eutanazia ose vetëvrasja e asistuar është në përputhje me respektin për dinjitetin e njeriut. Përballë këtij fakti, duhet riafirmuar me forcë se vuajtja nuk e bën të sëmurin të humbasë atë dinjitet që është jetik dhe i patjetërsueshëm për të, por mund të bëhet një mundësi për të forcuar lidhjet e përkatësisë reciproke dhe për t’u bërë më i vetëdijshëm për çmueshmërinë e çdo personi për të gjithë njerëzimin”, thuhet në deklaratë.
Vatikani i kushton vemendje edhe dhunës ndaj e grave dhe konfliteve të përgjakshme në botë që duhet të marrin fund sa më parë.