Panik në Bruksel/ Droni i paidentifikuar shfaqet mbi aeroportin e kryeqytetit belg, pezullohen uljet dhe ngritjet për 30 minuta

Aktiviteti në Aeroportin e Brukselit u pezullua për rreth 30 minuta pasi në hapësirën ajrore të tij u konstatua një dron. Lajmi u bë i ditur nga kontrollori belg i trafikut ajror, Skeyes, pothuajse një vit pas një serie incidentesh të ngjashme që shkaktuan shqetësim të madh në vend.

Sipas zëdhënësit Kurt Verwilgen, pas vërejtjes së dronit u vu në zbatim procedura përkatëse, e cila parashikon ndërprerjen e trafikut në pistë deri në 30 minuta pas incidentit të fundit.

Të lidhura

None found

Verwilgen nuk dha të dhëna të tjera për modelin apo llojin e dronit dhe nuk bëri të ditur numrin e fluturimeve të devijuara. Ai shtoi se pajisja u largua nga zona pas disa minutash.

Autoritetet belge njoftuan në nëntor të vitit të kaluar se kishin vendosur të blinin dronë mbrojtës kamikazë nga një kompani letoneze. Ky vendim erdhi pas disa inkursioneve të ngjashme pranë aeroporteve civile, bazave ushtarake dhe një centrali bërthamor, të cilat gjatë javëve të fundit kishin shkaktuar ndërprerje dhe shqetësime për sigurinë.

Zyrtarët belgë deklaruan atëherë se incidentet kishin shenja të përfshirjes ruse, por pranuan se nuk dispononin prova që ta vërtetonin këtë. Rusia mohoi çdo rol në këto ngjarje.


Shtuar 12.09.2026 21:43

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibom