Nga foshnja 2 vjeçare te çiftet e reja, kush janë viktimat e tragjedisë në Itali

Tragjedia që përfshiu ditën e djeshme Italinë, vijon të shkaktojë dhimbje. Kabina e teleferikut Stresa-Mottarone e cila u këput dhe ra nga qindra metra lartësi, mori 15 jetë.

Mediat italiane raportojnë se shtatë nga viktimat banonin në Lombardi, të tjerët erdhën nga Kalabria dhe Pulia.

Viktima më e re ishte 2 vjeç.

Një djalë pesë vjeçar lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin Regina Margherita në Torino. Në mesin e 15 viktimave ishte edhe një familje me origjinë nga Izraeli.

Viktimat e tragjedisë:

Biran Amit , i lindur në Izrael në 2 Shkurt 1991 dhe banues në Pavia

Peleg Tal , i lindur në Izrael më 13 Gusht 1994 dhe banues në Pavia

Biran Tom , i lindur në Pavia më 16 Mars 2019 dhe banim në Pavia

Cohen Konisky Barbara , i lindur në Izrael l ’11 shkurt 1950

Cohen Itshak , lindur në Izrael më 17 nëntor 1939

Shahisavandi Mohammadreza , lindur në Iran më 25 gusht 1998, banues në Diamante (Cosenza)

Cosentino Serena , lindur në Belvedere Marittimo (Cosenza) më 4 maj 1994 dhe banues Diamante (Cosenza)

Malnati Silvia , lindur në Varese më 7 korrik 1994, banues në Varese

Merlo Alessandro, i lindur në Varese më 13 Prill 1992, banues në Varese

Zorloni Vittorio , i lindur në Seregno, Milano, më 8 Shtator 1966, banues në Vedano Olona (Varese)

Gasparro Angelo Vito , i lindur në Bari më 24 Prill 1976, banues në Castel San Giovanni (Piacenza)

Pistolato Roberta , i lindur në Bari më 23 maj 1981, banues në Castel San Giovanni (Piacenza)

Shtuar 24.05.2021 11:17