Molly, 30 vjeç punonte në një kompani teknologjike amerikane, për të cilin ajo kishte investuar shumë.
“Ishte pjesë e identitetit tim,” thotë ajo. Por kur filloi pandemia, Molly vendosi se kishte ardhur momenti për të ndryshuar punë. Por pavërësisht kësaj, ajo ndihej sikur kishte tradhtuar kompaninë, sikur po luftonte me vlerat e saj të brendshme.
Në një epokë në të cilën punonjësit janë të kushtëzuar të ndjekin pasionet e tyre, ideja e ndërrimit të punës nga një vend që të përmbush në një punë më të mërzitshme por me kushte më të mira është praktikisht një tabu.
Kjo dilemë mund të jetë me e theksuar për punonjësit e rinj. Sipas studimeve, gati gjysma e punëtorëve të mijëvjeçarit dhe të gjeneratës Z duan të kenë një punë që përputhet me etikën e tyre personale. 15% prej tyre kanë raportuar se kanë marrë vendime në lidhje me karrierën gjatë periudhës së pandemisë, raporton abcnews.al
Është e qartë, megjithatë, se pandemia globale i ka lënë punonjësit me shumë pikëpyetje në çdo aspekt të punës – nga nivelet e pagave te fleksibiliteti deri te kufijtë shumë të rëndësishëm të punës dhe jetës. Shumë njerëz duan të ndryshojnë mënyrën se si punojnë, për të gjetur mënyra më të mira për të përmbushur karrierën profesionale dhe jetën personale.
Pas kaq shumë pasigurie gjatë dy viteve të fundit, disa punonjës janë gjithashtu më të vetëdijshëm se sa të pasigurt mund të jenë nga ana financiare. Për disa, sigurisht është më e dobishme të ndërrosh një punë që është më pak interesante por që paguhesh mirë me një punë që ti e ke pasion por që paguhesh më pak.
Ndoshta të quash këtë lloj tranzicioni “selling out” nuk është më i drejtë. (është një shprehje për cenimin e integritetit, moralit, origjinalitetit ose parimeve të një personi në këmbim të përfitimit personal, siç janë paratë).
Disa nga faktorët e shumtë që nxitën Mollyn për të kërkuar një punë të re, përfshirë dëshirën për më shumë stabilitet në mes të një vale pandemie, ishte dëshira për të mbrojtur mirëqenien e saj mendore dhe sigurisht një pagë më e mirë. Një faktor vendimtar ishte dëshira e saj për të vazhduar punën në distancë; punëdhënësi i saj i mëparshëm po i detyronte praktikisht punonjësit të punonin në zyra.
Megjithatë, pavarësisht arsyeve të vlefshme për t’u larguar, Molly thotë se kolegët e saj e gjykuan kur morën vesh që ajo do të largohej. Çështja është se shumë punonjës, veçanërisht si Molly besonin se puna e endrrave duhej të përputhej me vlerat e tyre.
Kjo është një dilemë që ka ekzistuar prej kohësh, nëse duam një punë ku të gjejmë qëllimin tonë, apo ti gjen qëllimin diku tjetër dhe puna është ajo që e financon?
Puna që ti ke pasion shpeshherë ka edhe të meta. Sipas një studimi të vitii 2019, shumë organiza kanë shfrytëzuar pasionin e punonjësve për ti paguar më pak apo për ti dhënë atyre poste më të ulëta. Gjithashtu mund të jenë edhe toksike, pasi i detyron punonjësit të punojnë më shumë për ti treguar të tjerëve por edhe vetes përkushtimin dhe pasionin që kanë ndaj punës.
Megjithatë, ende shihet si një simbol i nderit nëse zgjidhni një punë që bazohet në pasion, pasi është një shenjë që një punonjës i ka qëndruar besnik vlerave të tij pavarësisht pengesave. Zgjedhja për të filluar një punë më pak interesante por që paguhesh më shumë, nënkupton që ata e kanë shitur shpirtin për të ndjekur një rrugë më të lehtë.
Por pandemia mund të ketë zhgënjyer disa punonjës.
Një punë që ti e bën me dëshirë mund të ketë qenë argëtuese në një mjedis interaktiv zyre, gjë që mund të kishte kompensuar pagën më të ulët. Tani që gjithçka po bëhet online, pse të mos paguhesh më shumë?
Trauma e përsëritur gjatë dy viteve të fundit i ka shtyrë punonjësit të shfrytëzojnë mundësinë për të kërkuar paga më të larta dhe përfitime më fleksibël, pasi e ardhmja është e pasigurt.
Megjithatë, nuk është vetëm pasiguria që i shtyn punonjësit të vlerësojnë mundësitë e tyre. Gjatë pandemisë, shumë prej tyre kanë pasur mundësinë të bëjnë një bilanc të prioriteteve dhe të vendosin se çfarë duan nga puna e tyre, nëse është fleksibiliteti i punës, më shumë para apo aftësia për të vendosur kufij të fortë midis jetës profesionale dhe personale.
Ndërsa çdo punë ka efektet e saj negative, ndërmarrja e këtij hapi për të përshtatur një rol me prioritetet tuaja të veçanta mund të shpërblehet.
“Nuk po shes shpirtin tim – në fakt po mundohem që të kem një jetë më të mirë”, thotë Lechner.
Në rastin e Molly-t, vendosja e rehatisë dhe mirëqënies në plan të parë ka qenë në fakt shumë efektive. Dhe për disa punonjës, paratë dhe stabiliteti janë kryesorë, pasi mund të kenë fëmijë, duan të blejnë një shtëpi apo të kenë një pension më të lartë.
Që pas ndërrimit të punës gjatë pandemisë, Molly nuk ka ndërruar më punë, pasi ambjenti i ri është më pozitiv.
Në fakt jam shumë e kënaqur, tha ajo.