Mrekulli në Egjipt, nxirret e gjallë pas 24 orësh foshnja 6 muajshe

Punëtorët e kërkimit dhe shpëtimit nxorrën një foshnjë 6-muajshe të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Egjiptm. Numri i të vdekurve nga incidenti u rrit në 25, thanë të dielën zyrtarët egjiptianë, transmeton Indeksonline.

Nëna, babai dhe motra e foshnjës tashmë ishin gjetur të vdekur, por ekipet vazhduan kërkimin për vëllain e madh, i cili ishte zhdukur, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të informonin mediat.

Gjendja e djalit të ri ishte e qëndrueshme që nga e diela, tha një zyrtar, raporton AP. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Rrëzimet e ndërtesave nuk janë të rralla në Egjipt, pasi që ndërtimi është i dobët.

Shtuar 29.03.2021 09:03