Pamjet që bënë xhiron e rrjetit: Të përqafuar, Mevlani i këndon Ledianës në koncert (VIDEO)

Lediana ishte vajza e parë me fat që Mevlani i dedikoi një këngë me emrin e saj. Që në takimin e parë që ata patën bashkë, Mevlani realizoi një këngë për brunen bukuroshe që u prit mjat mirë nga publiku. Mirëpo kjo këngë tashmë është kthyer në një “mollë sherri” mes Mevlanit dhe Ledjanës.

Para pak kohësh, Antonela i kishte blerë edhe një mikrofon Mevlanit, që ai t’i dedikonte dhe asaj një këngë, por Lediana dha një ultimatum.

Kjo e fundit i tha Mevlanit që asnjë vajze tjetër, sidomos Antonelës, të mos i dedikojë këngë siç bëri me të.

“Nëse ti i bën këngë Antonelës, unë e lë fare emisionin”, e paralajmëroi kohë më parë Ledjana Mevlanin.

Që nga ajo periudhë mes dyshes ka pasur kontradikta të shumta për vetë faktin se në mes të tyre hyri një i tretë. Nga ana tjetër duket se pëlqimi mes tyre sa vjen dhe rritet.

Së fundmi në rrjet është përhapur një video ku Mevlani këndon këngën dedikuar Ledianës, e cila e shoqëron në koncert.

Dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa pjesëmarrësit këndojnë në kor këngën e tyre.

Nuk kanë munguar as shkëmbimi i puthjeve mes njëri-tjetrit.

Por në fakt Ledjana nuk është tamam tamam vajza e parë në “Për’puhen” që Mevlani i ka dedikuar një këngë. Më herët në “Shiko kush luan” u shfaqën disa pjesë, që nuk ishin transmetuar më herët në ekran. Mes tyre ishte dhe puntata ku ishin të ftuar disa nga konkurrentët e emisionit “Për’puthen”.

Në këtë pjesë Mevlani improvizoi këngën e tij “Love Story” në “Shiko kush luan” duke sfiduar Sindin pas performancës me violinë. Menjëherë pas këtij improvizimi Luana Vjollca e pyeti nëse kjo këngë është dedikim dhe Mevlani zbuloi se po, por nuk dha një emër. Mirëpo Luana nuk u ndal dhe vazhdoi më tej me ngacmimet për të zbuluar se për kë bëhej fjalë.

Mevlani dha një detaj duke treguar se në videoklipin e këngës ka pasur një arush dhe të gjithë e kuptuan më pas për kë bëhej fjalë. Vajzat e “Për’puthen” u përgjigjen një zëri se këtë këngë Mevlani ja ka dedikuar Fjorelës, vajzës që vendosi të dilte nga programi, sepse e gjeti dashurinë jashtë tij.

Shtuar 29.03.2021 09:03