Mitsotakis ironizon rikthimi i Alexis Tsipras me partinë e re: Synimi për të larguar mua nga posti, nuk të bën alternativë

Në Greqi është rikthyer debati politik pas hyrjes sërish në skenë të ish-kryeministrit Alexis Tsipras me një forcë të re politike të quajtur “Greek Left Alliance” (ELAS).

Kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ndaj këtij zhvillimi, duke ironizuar si rikthimin e Tsipras ashtu edhe emrin e partisë së re.

Të lidhura

None found

Ai ka bërë edhe referenca historike, duke e lidhur emrin ELAS me periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe duke nxjerrë në pah debatet që ka shkaktuar përdorimi i këtij akronimi në politikën e sotme greke.

Mitsotakis ka përmendur gjithashtu edhe përplasjet brenda opozitës, përfshirë ndarjet në ish-partinë SYRIZA dhe figurën e deputetit Pavlos Polakis, duke thënë se këto zhvillime tregojnë fragmentim në kampin opozitar.

Ai ka komentuar edhe krijimin e lëvizjeve të reja politike në vend, duke përfshirë aktivisten Maria Karystianou, e cila ka hyrë në politikë pas tragjedisë hekurudhore të Tempe, duke thënë se çdo figurë e re politike do të gjykohet tashmë në debatin publik si çdo forcë tjetër.

Sipas kryeministrit grek, pavarësisht ndryshimeve dhe partive të reja, opozita ka si qëllim të përbashkët largimin e tij nga pushteti, por pa ofruar një alternativë të qartë qeverisëse.


Shtuar 27.05.2026 17:15

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbetMadridbetcasibombaywin girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibomkavbet