Meksika në zi, ekzekutohet muzikanti i njohur së bashku me familjen dhe dadon

Meksika është tronditur nga një vrasje e shumëfishtë, pasi një muzikant i njohur, bashkëshortja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare dhe dadoja e familjes u gjetën të pajetë në një apartament pranë Mexico City.

Të lidhura

None found

Viktimat janë identifikuar si Jonathan Meléndez, 38 vjeç, tastierist i grupit indie rock Camilo Séptimo, gruaja e tij 35-vjeçare, Ana Paula, e cila ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, si dhe Aleida Romero Victorio, 21 vjeçe, dadoja që punonte për familjen.

Informacionet e autoriteteve meksikane bëjnë me dije se tre nga viktimat, mes tyre edhe vajza e vogël, u qëlluan në kokë. Viktima e katërt kishte marrë një plumb në shpinë. Dy prej tyre u gjetën me duart e lidhura, ndërsa qeni i familjes u gjet i ngordhur dhe me këmbët e lidhura.

Në banesë u gjet gjithashtu i padëmtuar një djalë 6-vjeçar. Sipas dyshimeve të autoriteteve, krimi ka ndodhur të martën, ndërmjet orës 17:30 dhe 19:40.

Të nesërmen e ngjarjes, policia arrestoi dy persona që dyshohet se kanë lidhje me vrasjet. Diego Sebastián “N” konsiderohet i dyshuari kryesor dhe autori i mundshëm i krimit, ndërsa Gerardo “N” po hetohet për përfshirjen e tij të dyshuar.

Autoritetet besojnë se njëri prej burrave mund të ketë përdorur njohjen me një nga viktimat për të siguruar hyrjen në apartament.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes së shumëfishtë. Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Meléndez, grupi Camilo Séptimo e kujtoi atë si një figurë që do të mbahet mend gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje.


Shtuar 3.09.2026 12:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahismeritking