Ekipi i Kosovës e ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me gjithsej nëntë medalje: dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.
Të lidhura
None found
Ky bilanc përbën rekord të ri për Kosovën, e cila kishte fituar katër medalje në ‘Tarragona 2018’ dhe gjashtë në ‘Oran 2026’.
Donjeta Sadiku në boks dhe Islam Selmani në karate siguruan medaljet e arta. Xhudistja Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë, ndërsa dy të tjera të së njëjtës ngjyrë u morën nga peshëngritësi Kianoush Rostami.
Katër medaljet e bronzta i sollën xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.
Për Komitetin Olimpik të Kosovës, nëntë medaljet konsiderohen rezultat i suksesshëm, ndonëse pritje për arritje kishte edhe në taekwondo, atletikë dhe në disiplinat ekipore: futboll, basketboll 3X3, hendboll dhe volejboll për meshkuj.
Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet sonte, të enjten. Gjatë saj, flamuri do t’i kalojë Kosovës, e cila do të jetë mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.
