Mbyti në vaskë 5 fëmijët e saj, 28 vjeçarja del para gjykatës

Një grua gjermane ka shkuar në gjyq pasi akuzohet për vrasjen e pesë nga gjashtë fëmijët e saj në një çështje që shkaktoi tronditje të gjerë në Gjermani vitin e kaluar.

Christiane K., mbiemri i plotë i së cilës nuk u dha për arsye privatësie, u paraqit të hënën para një gjykate rajonale në qytetin perëndimor të Wuppertal, duke mos pranuar t’i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të gjyqtarëve.

Prokurorët pretendojnë se 28-vjeçarja u dha fëmijëve të saj doza të mëdha  ilaçesh para se t’i fuste në banjë një nga një dhe t’i mbyste.

Ajo më herët kishte dërguar djalin e saj të madh për të qëndruar me gjyshen e tij, e cila thirri policinë. Oficerët që mbërritën në shtëpinë e familjes në qytetin e Solingen gjetën tre vajza, të moshës 1, 2 dhe 3 dhe dy djem, 6 dhe 8, të vdekur në shtretërit e tyre.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, gruaja ka mohuar vrasjen e fëmijëve të saj në fillim të shtatorit 2020. Në vend të kësaj, ajo pretendon se një njeri i maskuar hyri në shtëpinë e saj, e lidhi dhe e mbërtheu, dhe më pas vrau fëmijët, një version i ngjarjeve për të cilat hetuesit thonë se nuk ka prova mbështetëse.

Prokurorët thonë se para vrasjes gruaja kishte një shkëmbim të nxehtë mesazhesh me burrin e saj të atëhershëm, nga i cili ajo ishte ndarë, dhe kërcënuan se ai nuk do t’i shihte më fëmijët e tij.

Shtuar 14.06.2021 21:14

Tags: , ,