Mban ende targën origjinale, del në ankand me shumën e çmendur “Fordi” i Princeshë Dianës

Automjeti tip Ford Escort i Princeshës Diana pritet të dalë në ankand. Bëhet me dije se mjeti ka një vlerë rreth 30-40 mijë euro.

Makina iu dhurua Princesh Dianës nga Princi Charles në maj 1981, dy muaj para dasmës së tyre dhe u përdor nga Princesha për të udhëtuar në funksionet e shoqërisë dhe për të parë burrin e saj duke luajtur Polo.

E veçanta e kësaj makine është periudha në të cilën Diana e përdori. Ajo simbolizon kohën më të lumtur të marrëdhënies së saj me Princin e Uellsit.

Makina sipas shtëpisë së ankandit ka bërë 83,000 milje në orë dhe mban akoma targën origjinale. Një tjetër nga makinat e saj, një Audi 80 Cabriolet i vitit 1994, u shit për 58,000 £ në ankand vitin e kaluar.


Shtuar 14.06.2021 17:01