Mamdani rikthen akuzat ndaj Netanyahut: Duhet të arrestohet nëse mbërrin në SHBA

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka përsëritur qëndrimin e tij kritik ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pak kohë pas takimit që zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për CNN, Mamdani e përkufizoi Netanyahun si “kriminel lufte” dhe deklaroi se ai duhet të japë llogari për luftën në Gaza.

“Sa i përket Benjamin Netanyahut, e kam përshkruar atë ashtu siç besoj se është, një kriminel lufte dhe arkitektin e një gjenocidi të tmerrshëm ndaj popullit palestinez”, tha Mamdani.

Gjatë bisedës me Trump në Gracie Mansion, sipas kryebashkiakut, u diskutua edhe çështja e Netanyahut. Mamdani kishte deklaruar për muaj me radhë se do ta arrestonte kryeministrin izraelit në rast se ai do të vizitonte Nju Jorkun, por tashmë ka pranuar se nuk zotëron autoritetin ligjor për të ndërmarrë një veprim të tillë.

Duke folur për urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, ai theksoi se vendimi duhet respektuar.

“Besoj se kjo duhet respektuar, sepse ajo që duam të shohim – dhe për të cilën folëm sot – është besnikëria ndaj politikës sonë dhe ndaj llogaridhënies”, u shpreh ai.

“Nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale e konsideron dikë të denjë për arrestim për shkelje të këtyre ligjeve, atëherë kush jemi ne që të themi se dikush mund të jetë mbi to? Unë besoj qartë se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Mamdani.

Benjamin Netanyahu pritet të mbajë fjalim të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi mes Trump dhe Mamdanit u vlerësua si i papritur, për shkak të kontrasteve të theksuara politike që dy politikanët kanë shfaqur më herët.

Mes temave të diskutuara ishin politikat e imigracionit dhe një program strehimi për Nju Jorkun, me vlerë disa miliardë dollarë.

Trump shfaqi një qëndrim pozitiv ndaj kryebashkiakut të ri të qytetit. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se shpresonte që Mamdani të bëhej një “kryetar bashkie i shkëlqyer” dhe se kishte nisur mirë.

Mamdani, nga ana tjetër, deklaroi se e çmonte përkushtimin e presidentit amerikan ndaj Nju Jorkut, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes tyre.

“Ne e vlerësojmë angazhimin e presidentit ndaj qytetit. Të dy kemi folur për qasje dhe bindje shumë të ndryshme, por unë do të vazhdoj të zhvilloj biseda me presidentin dhe, sinqerisht, me këdo që mund t’u sjellë lehtësim banorëve të këtij qyteti”, tha ai.


Shtuar 22.09.2026 13:01

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet