Lufta në Gaza, Izraeli vijon bombardimet, 25 të vdekur në 24 orë

Të paktën 25 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA. Ngjarja ndodhi në zonën al-Tuffah në lindje të Gazës.

Që prej fillimit të luftës që përkon me datën 7 tetor 2023, në Gaza kanë humbur jetën mbi 26 mijë civilë, ndërsa kanë mbetur të plagosur mijëra të tjerë.

Të lidhura

None found

Në lidhje me ofensivën ushtarake izraelite në Gaza Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë gjenocidin.


Shtuar 30.01.2024 11:16