Lufta Izrael-Hamas/ Pritet të fillojnë nesër në Egjipt negociatat për armëpushim dhe marrëveshje pengjesh

Negociatat mbi një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Kajro të dielën, raportoi të shtunën agjencia shtetërore egjiptiane Al-Qahera News.

“Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të arritur përparim në negociatat midis dy palëve,” sipas Al-Qahera News.

Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Katar. Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim.


Shtuar 30.03.2024 20:03