VIDEO / Pret një ftesë nga Silvinjo! Gol që mban ekipin në vend të parë, gjuajta e mesfushorit shqiptar e pakapshme

Rijeka vijon të mbetet në krye të kampionatit kroat, duke qenë një kandidaturë serioze për titullin kampion.

Një pikë kyçe e skuadrës kroate është edhe mesfushori shqiptar, Lindon Selahi.

Ky i fundit ka shënuar sot golin e katërt në kampionat.

Selahi shënjestroi portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Pikërisht aty ku portiere e kishte tërësisht të pamundur për ta kontrolluar.

Goli i tij vulosi shifrat në 3-0, çka i dha tre pikë të rëndësishme Rijekës kundër Rudeshit.

Lindon Selahi vazhdon të presë një ftesë nga Silvinjo, me të cilin numëron vetëm një grumbullim.

Bëhet fjalë për ndeshjen e parë në fushatën kualifikuese, atë kundër Polonisë në Varshavë.


Shtuar 30.03.2024 20:05