Lufta e përgjakshme Izrael-Palestinë/ Rreth 26 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori

Rritet sërish bilanci i viktimave nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 25.900 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori dhe 64.110 janë plagosur.

Sipas ministrisë, Izraeli ka kryer 21 vrasje masive në 24 orët e fundit, duke vrarë 200 dhe plagosur 370.


Shtuar 25.01.2024 22:51