Më shumë se 500 njerëz janë raportuar të vdekur nga mediat ndërkombëtare, që nga fillimi i sulmeve të befashishme nga forcat rebele në Siri.
Sulmet rrufe nga opozita siriane nisën nga e mërkura ndërsa Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ka publikuar raportin e 514 personave të vdekur, ku midis tyre 92 janë civilë të pafajshëm.
Ndërkohë sulme të mëdha po kryehn drejt qytetit të Hama i cili kontrollohet nga qeveria siriane ndërsa tashmë forcat rebele islamike, Hayat Tahrir al-Sham dhe grupet aletare kanë marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Siri, Aleppon.
Sipas mediave ndërkombëtare, grupi ekstremist islamik Hayat al-Sham dhe aletarët e tij, kanë përdorur për herë të parë gjatë nisjses së këtyre sulmeve që nga e mërkura, raketahedhëse me qëllim bombardimin e rrethinave të qytetit të Hama.