Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Athinë

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Greqi, kanë vënë në pranga një 32-vjecar shqiptar në zonën e Menidhit në Athinë.

Ai është pikasur teksa lëvizte në mënyrë të dyshimtë në rrugën “Athinon”, shkruajnë mediat greke.

Kontrolli personal i ka zbuluar atij në pjesen e përparme të brezit, një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.

32-vjeçari, i cili banon në zonën e Peristerit, është shoqëruar nga policia në Komisariat dhe po merret në pyetje për t’u hetuar edhe në lidhje me qëllimin e mbajtjes së armës së zjarrit me vete./albeu.com


Shtuar 12.02.2024 13:52