Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përfundoi të hënën në spitalin e Hanias pas një rrëzimi nga biçikleta.
Të lidhura
None found
“Flashnews.gr” raporton se, pas incidentit, Mitsotakis u paraqit në shërbimin ambulator të spitalit. Dyshohet se ai ka dëmtuar dorën, ndërsa në pjesë të ndryshme të trupit ka pësuar gërvishtje dhe djegie të lehta si pasojë e fërkimit.
Gjatë qëndrimit në spital, kreu i qeverisë greke bisedoi me personelin mjekësor dhe me persona të tjerë që ndodheshin aty. Pasi mori ndihmën e parë dhe trajtimin e nevojshëm, ai u largua nga spitali.
Nga incidenti nuk raportohet të ketë pësuar dëmtime serioze.
