Kriza e zjarreve në Evropë: Mijëra të evakuuar, Franca aktivizon mekanizmin e BE-së, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid

Përhapja e flakëve në Evropën Perëndimore po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese, duke i detyruar me mijëra qytetarë dhe pushues të lënë pas banesat dhe zonat e kampimit. Përballë kësaj situate, qeveria franceze iu drejtua mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, ndërkohë që autoritetet spanjolle vendosën gjendjen e emergjencës në rajonin e kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Në Spanjë, urdhri i evakuimit ka prekur më shumë se 10 mijë banorë në ditët e fundit, pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid. Zonat më të rrezikuara ndodhen në Guadalajara dhe në pjesën perëndimore të metropolit, ku qindra zjarrfikës dhe forca ushtarake po mobilizohen për të ndalur avancimin e zjarrit.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, rreth 20 mijë persona janë larguar që nga e mërkura nga rrethi i Bordosë, teksa pyjet bregdetare me pisha janë përfshirë nga flakët. Ekipet e emergjencës, të asistuara nga mjete ajrore që hedhin ujë, po përpiqen të ruajnë shtëpitë dhe infrastrukturën turistike. Sipas zyrtarëve, zjarri është vënë nën kontroll të pjesshëm, por mbetet ende aktiv në disa drejtime.

Presidenti Macron konfirmoi se Franca i ka kërkuar asistencë Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian ka reaguar duke dërguar tre avionë zjarrfikës. Në rajonin e Cotignac, në juglindje të vendit, rreth 25 banesa janë shkatërruar plotësisht nga zjarri.

Edhe Italia po përjeton një gjendje kritike, me dhjetëra vatra aktive në Siçili dhe Kalabri. Një zjarrfikës ka humbur jetën gjatë operacioneve në Siçili, teksa hetuesit po shqyrtojnë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në disa raste.


Shtuar 24.07.2026 12:23

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet