Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe për aktualitetin në botë, Rusinë, Ukrainën dhe më pas ka folur për institucionet e në Prishtinë.
“Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, bëhet fjalë që Prishtina të jetë një pothuaj një shtet i vetëshpallur kriminal që dëshiron vetëm të përdorë situatën për të arritur njohjen e pothuajse pavarësisë së saj”, tha Lavrov.
Sipas mediave serbe, Lavrov vijoi duke thënë se Rusia e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për papranueshmërinë e sjelljes së Prishtinës.
“Qëndrimi ynë dihet, ne kemi paralajmëruar papranueshmërinë e inkurajimit të sjelljes së Prishtinës dhe kemi avokuar që çështja të zgjidhet në vazhdën e Rezolutës 1244”, shtoi ai.
Lavrov vijoi të mbështesë akuzat se Ukraina po rekruton mercenarë të cilët rekrutohen me anë të ambasadave të tyre perëndimore dhe luftojnë në këmbim të parave.
“Ne paralajmëruam kolegët perëndimorë se ambasadat ukrainase ofrojnë shërbime për dërgimin e mercenarëve në Ukrainë, duke shkelur kështu konventat ndërkombëtare dhe duke diskredituar statusin e misioneve diplomatike. Disa nga ata mercenarë dhanë deklarata në internet dhe është e qartë se ata do të luftojnë për para“, përfundoi ministri.