Kërkonte të investonte në toka në Shqipëri, kinezia zhduket në Greqi dhe pasaporta e saj gjendet e prerë

Hetimi për zhdukjen e 50-vjeçares kineze Yu Ting, e cila humbi gjurmët katër muaj më parë në Artemida, ka marrë një tjetër kthesë shqetësuese.

Të lidhura

None found

Pasaporta e gruas u gjet në Attiko Alsos, e ndarë në 22 shirita. Dokumenti, i ekspozuar ndaj diellit, u zbulua të dielën e kaluar dhe kjo ka ngritur dyshime se mund të ketë qëndruar aty për disa javë.

Bashkëshorti i saj tha se pasaportën e kishin gjetur disa persona që po shëtisnin qenin në zonën pyjore dhe më pas kishin lajmëruar autoritetet. “Pse dikush do ta priste dhe do ta hidhte atje, në vend që ta digjte tërësisht?”, u shpreh ai, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e asgjësimit të dokumentit.

Pyetja kryesore e hetuesve mbetet se kush e shkatërroi pasaportën e Yu Ting dhe për çfarë arsye zgjodhi ta presë në shirita e ta braktisë në atë vend.

Celulari i 50-vjeçares ishte gjetur më herët në Sheshin “Amerika”, rreth 2.5 kilometra larg vendit ku u zbulua pasaporta.

Sipas bashkëshortit, vendndodhja e telefonit përputhej më shumë me itinerarin e planifikuar prej saj për atë ditë, pasi ajo duhej të merrte pjesë në një takim në atë zonë. Ai theksoi se ky fakt mund të ketë ndihmuar në çorientimin e hetimeve.

Avokati i bashkëshortit, Anastasios Dougas, vuri në dukje se Bashkia kishte kositur barin e thatë në atë zonë para 15 gushtit. Për këtë arsye, përcaktimi i momentit kur është hedhur pasaporta konsiderohet i rëndësishëm për hetimin.

Mostrat e gjetura pritet të analizohen në laboratorët mjeko-ligjorë për të parë nëse përmbajnë gjurmë ADN-je. Ndërkohë, bashkëshorti ka ngritur dyshime se dokumenti mund të jetë prerë me një makinë të posaçme, gjë që sipas tij mund të tregojë përfshirje profesionale.

Në Attiko Alsos janë zbuluar gjithashtu copa të tjera letre dhe shirit ngjitës me dy anë, të ndara në shirita, pranë vendit ku u gjet pasaporta. Në fund të gushtit, autoritetet morën sërish në pyetje vjehrrën e Yu Ting, duke u ndalur veçanërisht te një udhëtim pune që ajo kishte kryer në Shqipëri së bashku me nusen e saj.

Yu Ting rezulton ende e zhdukur, ndërsa gjetja e telefonit dhe pasaportës ka rihapur shpresat se hetuesit mund të sigurojnë të dhëna të reja për fatin e saj.

Zhdukja e Yu Ting

Shtetasja kineze 50-vjeçare Yu Ting është zhdukur prej 20 majit në Greqi. Emri i saj është lidhur me takime dhe transaksione të dyshimta në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa policia greke po shqyrton disa pista me prapavijë kriminale.

Ditën kur u zhduk, ajo u largua nga banesa e saj në Artemida në orën 10:05 të mëngjesit, me destinacion qendrën e Athinës. Të afërmit kanë deklaruar se ajo synonte të mblidhte qira nga apartamente të kinezëve të pasur. Gjurmët e saj u humbën pasi zbriti nga autobusi.

Bashkëshorti grek, Vasilis Karavasilis, ka deklaruar për mediat se Yu Ting mund të jetë rrëmbyer ose vrarë. Ai ka sqaruar se deri tani nuk ekziston asnjë provë që të përcaktojë me siguri se çfarë ka ndodhur me të.

“Nuk mund të them nëse është gjallë apo jo. Nuk kemi asnjë tregues që të mbështesë njërin version. Informacionet mungojnë dhe është e pamundur që ajo të jetë larguar me dëshirën e saj. Ne nuk kishim asnjë shqetësim”, tha Karavasilis.

Hetimet

Më 17.01.2026, 50-vjeçarja ishte pajisur me leje qëndrimi njëvjeçare nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, për shkak të interesit që kishte për të investuar në Shqipëri. Sipas dëshmive, ajo e kishte marrë lejen për shkak të interesimit për burimet ujore në Bogovë.

Një agjente shqiptare e pasurive të paluajtshme i tha televizionit “MEGA” se një klient kinez po kërkonte një sipërfaqe ku të ndërtonte një impiant për mbushjen e shisheve me ujë. “Kjo ishte çështja për të cilën ata po punonin, ndërtimi i një impianti për shishet e ujit. Bëhej fjalë për një burim në një mal në Shqipëri. Uji ishte shumë i mirë, por projekti nuk përparoi. Ajo shkoi dy herë”, deklaroi agjentja.

Lidhja me Shqipërinë përmendet edhe nga një dëshmitar tjetër i cituar nga mediat greke. Ai foli për një takim të zhvilluar katër ditë para zhdukjes, ku morën pjesë Yu Ting, një agjente imobiliare, një shtetas kinez, një prift dhe një oficer policie në pension.

Prifti tregoi se kinezi që mori pjesë në takim nuk u shfaq më pas. “U takuam, pimë kafe dhe biseduam rreth 20 minuta, më pak se gjysmë ore, përpara se të largoheshim. Ishte një takim njohjeje. Nuk vura re asgjë të pazakontë, as frikë tek ajo. Gruaja dukej mirë. Yu Ting e kam parë vetëm dy herë: një herë në kishë, ku e solli agjentja e pasurive të paluajtshme, dhe herën tjetër në kafene. Ajo fliste mirë greqisht. Herën e fundit që e pashë besoj se ishte të premten, më 16 maj”, tha ai.

Takimi lidhej me prona. Sipas priftit, agjentja me origjinë shqiptare e kishte prezantuar Yu Ting si një grua që kërkonte prona në emër të klientëve të pasur kinezë. “B. është nga Shqipëria dhe bashkëshorti i saj është grek. E njoh prej vitesh. Një ditë ajo erdhi në kishë për të rezervuar një pagëzim dhe nisëm të flisnim për pasuritë e paluajtshme. Më tha: ‘Do të të sjell një grua kineze, e cila përfaqëson shumë kompani dhe shumë njerëz të pasur që kërkojnë prona të çdo lloji, toka, shtëpi, gjithçka për investime’. Unë i thashë se njihja persona seriozë me hotele dhe pasuri të paluajtshme. Kështu më lidhi me Tingun, e cila, me sa kuptoj, kishte kohë që kishte një marrëdhënie me atë zonjë”, shtoi ai.

Media greke kontaktoi agjenten shqiptare, e cila konfirmoi se kishte bashkëpunuar me Yu Ting që prej vitit 2022. Ajo tha se u kishin paraqitur investitorëve kinezë më shumë se 20 prona, por asnjë marrëveshje nuk ishte finalizuar.

Motra e Yu Ting deklaroi për mediat greke se 50-vjeçarja kishte marrë një leje qëndrimi njëvjeçare për në Shqipëri. Ajo tregoi se gjatë një bisede më 29 prill, motra i kishte thënë se dëshironte të shkonte në Shqipëri dhe se do t’i tregonte disa parcela toke atje.

Një tjetër pistë e hetimit lidhet me një çështje biznesi për blerjen e një pike karburanti në qendër të Athinës. Një prej dy grave kineze të përfshira në këtë transaksion pretendon se Yu Ting dhe partneri i saj e kanë mashtruar.

“Yu Ting dhe partneri im më mashtruan”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, ata i kishin kërkuar të bashkëpunonte për blerjen e pikës së karburantit. Për këtë qëllim, ajo kishte investuar 100,000 euro, të marra hua nga të afërm dhe miq. Më vonë, ata i kishin thënë se nuk ishte e përshtatshme si partnere dhe marrëveshja nuk u realizua.


Shtuar 8.09.2026 21:25

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet