Johnny Deep prek fundin, aktori: Hollywood ma bën qëllimisht, më bojkoton pas ndarjes nga Amber Heard

Aktori i mirënjohur Johnny Depp ka deklaruar se Hollyëood nuk e ka me sy të mirë dhe e ka bojkotuar që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Amber Heard dhe pas akuzave të saj për dhunë bashkëshortore.

Ai megjithatë mund të “rrëmbejë” disa çmime të rëndësishme në Europë. Por momentalisht ai pranon që ndodhet në vështirësi profesionale që nga viti 2016, vit në të cilin u nda nga bashkëshortja.

Aktori 58-vjeçar foli me “The Sunday Times” për dramën e tij të re Mina mata, e cila ende nuk ka siguruar një dalje në SHBA. Kujtojmë që Depp, i cili ka luajtur role të tilla si Edëard Scissorhands, Ëilly Ëonka dhe Jack Sparroë, vitin e kaluar humbi një  gjyqin për shpifje kundër gazetës “The Sun”, e cila e kishte etiketuar atë si një “dhunues të gruas”.

Por pavarësisht krizës në karrierën e tij në SHBA, rikujtojmë se  Depp do të nderohet nga festivali i Filmit në Spanjë San Sebastian muajin e ardhshëm, dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Republikën Çeke Karlovy Vary.a/albeu.com/


Shtuar 17.08.2021 15:13

Tags: