Ish-ylli i ponografisë sfidon ISIS-in, ky është tatuazhi i ri

Ish-ylli i ponografisë Mia Khalifa ka vendosur të mos të qëndrojë larg sfidave.

Së fundmi, përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale 28-vjeçarja ka treguar se në krahun e saj ka bërë tatuazh Asia Ramadan, një frymëzim për gratë kurde e cila u vra nga ISIS.

“Unë ndjehem e nderuar që Youssef Daniel krijoi këtë tatuazh posaçërisht për mua. Mesazhi i saj do të më frymëzojë çdo ditë. Asia Ramadan ishte anëtare e Grupit Kurd për Mbrojtjen e Grave dhe zhvilloi betejën e vet për të mbrojtur Sirinë nga xhihadistët. Ajo u vra në moshën 19-vjeçare, gjatë çlirimit të qytetit të Manbij” ka shkruar Mia Khalif.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mia K. (@miakhalifa)

Kujtojmë që libanezia-amerikane Mia Khalifa ka një karrierë të shkëlqyer në fushën e filmave ponografik derisa ajo mori kërcënime nga ISIS pasi u shfaq në një skenë seksi e veshur me hixhab.

Në fillim të vitit 2015, Khalifa njoftoi se po tërhiqej nga industria e pornografisë, pasi ajo preferonte një punë të rregullt. Megjithatë duket se tundimi i saj mbetet më i madh për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

 

Shtuar 15.05.2021 02:05