Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorcin e pakënaqur nga jeta në Rusi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reguar së fundmi mbi aludimet e bëra nga mediat e huaja ku thuhej se Asma Assad i ka kërkuar divorcin ish diktatorit sirian Bashar al-Assad pasi ishte e pakënaqur nga jetesa në Moskë.

Këto ishin raporitmet masive që shpërthyen në mediat e huaja ndërsa Kremlini iështë përgjigjur shkurt duke hedhur poshtë çdo pretendim: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.

Bashar al-Assadiu dha azil nga Rusia pas rënies së regjimit të tij në Siri. Asma Assad, me origjinë të dyfishtë (britanike dhe siriane), nuk është e kënaqur me jetesën në Rusi si dhe një prentedim tjetër është se ajo nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor, pasi siç raportojnë mediat e huaja, ajo është diagnostikuar me leuçemi.

Thuhet se Asma ka paraqitur dy kërkesa në gjykatë, njëra është për divorc nga Bashar al-Assad dhe tjera është një kërkesë leje për tu larguar nga Moska në drejtim të vendit të origjinës, në Londër.

Asma u zhvendos në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Bashar al-Assad, vetëm disa muaj pasi ai mori presidencën pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Assad.

Për më shumë se 20 vjet, Asma ka qenë një figurë qendrore e regjimit, duke kultivuar imazhin e një zonje të parë reformuese. Megjithatë, jeta e saj ndryshoi në mënyrë dramatike pas rënies së regjimit të Asadit.

Pakënaqësia e Asma me jetën në Moskë është e kuptueshme, duke pasur parasysh ndryshimet dramatike në jetën e saj. Nga një figurë qendrore e regjimit, ajo tani kërkon të rindërtojë jetën e saj larg pushtetit. Nëse kërkesa e saj për t’u rikthyer në Londër miratohet, mbetet e pasigurt se si do ta menaxhojë imazhin e saj publik në Perëndim, ku reputacioni i saj është dëmtuar nga shoqërimi i saj me një nga regjimet më brutale të shekullit të 21-të.

Bashar al-Assad, i cili iku në Moskë pas përmbysjes së tij gjatë pushtimit nga rebelët xhihadistë të udhëhequr nga Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), jeton nën kufizime të rënda. Sipas informacioneve, Vladimir Putin i ka dhënë atij një rezidencë në një vend sekret.

Ndonëse i është dhënë azil nga autoritetet ruse, atij i ndalohet të largohet nga Moska apo të angazhohet në ndonjë aktivitet politik. Përveç kësaj, pasuritë e tij – me vlerë rreth 2 miliardë dollarë, së bashku me 270 kilogramë ar dhe 18 apartamente në Moskë janë sekuestruar nga autoritetet ruse.


Shtuar 23.12.2024 17:08