Një grevë 24-orëshe është njoftuar për ditën e sotme në aeroportin Charleroi në Belgjikë.
“Të gjitha fluturimet që nisen dhe mbërrijnë në aeroportin Charleroi janë anuluar,” tha pak pas orës 6:00 të mëngjesit, drejtoresha e komunikimeve e Charleroi, Nathalie Pierard, raporton gazeta belge Le Soir.
Siç theksojnë mediat belge, udhëtarët që nisen gjatë ditës këshillohen të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë linjën e tyre ajrore.