Granada në Spanjë goditet nga një tërmet 5.0, lëkundja e katërt në pak ditë

Zona e Granadës, në jug të Spanjës, u godit gjatë natës nga një tërmet me magnitudë 5.0.

Të lidhura

None found

Instituti Gjeografik Kombëtar i Spanjës (IGN) bëri të ditur se epiqendra u lokalizua pranë Alhendín, në rajonin e Andaluzisë. Fuqia e lëkundjes u përllogarit fillimisht në 4.8, për t’u korrigjuar më pas në 5.0.

Tërmeti, me thellësi vetëm 2 kilometra, la dëme materiale në disa zona. Sipas shërbimeve të emergjencës, veçanërisht në Armilla u shkëputën pjesë kornizash dhe u dëmtuan fasada e çati ndërtesash. Shumë banorë njoftuan gjithashtu se objekte të ndryshme kishin rënë brenda shtëpive të tyre.

Deri në këtë moment, megjithatë, nuk ka njoftime për viktima ose të lënduar. Lëkundjet u perceptuan në mbarë provincën e Granadës, si edhe në provincat Jaén, Almería, Málaga dhe Córdoba.

Gjashtë minuta pas tërmetit kryesor, një lëkundje tjetër me magnitudë 2.6 u regjistrua me epiqendër në Gojar.

Tri tërmete të tjera me intensitet më të dobët kishin goditur zonën gjatë së premtes. Autoritetet po vazhdojnë të mbajnë situatën nën vëzhgim dhe të verifikojnë dëmet e shkaktuara nga lëkundja e fuqishme.


Shtuar 15.08.2026 10:22

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomromabet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom