Gjermania i përgjigjet Musk-ut për emigrantët: Po, kjo quhet shpëtim i jetëve!

Elon Musk, një nga biznesmenët më të pasur në botë, u përfshi në një debat publik me Gjermaninë për emigrantët në faqen X (Twitter). Përgjigja ndaj Musk, i cili kritikoi Gjermaninë për politikën e saj të emigracionit, ishte e menjëhershme dhe domethënëse.

Ne reagimin e Musk ne llogarine e Radio Geneo në X, ai shkroi: “Ka 8 anije gjermane të OJQ-ve në Mesdhe që mbledhin emigrantë të paligjshëm për t’u evakuuar në Itali. Këto OJQ mbështeten nga qeveria gjermane. Le të shpresojmë që AfD të fitojë zgjedhjet për të ndaluar këtë vetëvrasje evropiane,” ndau Radio Geneo në llogarinë e tij në Twitter.

Duke cituar postimin e Radio Genoa, Musk pyeti nëse gjermanët ishin në dijeni të kësaj situate.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme gjermane i është përgjigjur Musk në llogarinë X: “Po. Dhe kjo quhet shpëtim i jetëve!” /albeu.com/


Shtuar 30.09.2023 10:19