Fundoset anija me e madhe e marinës së Iranit

Një nga anijet më të mëdha të flotës detare iraniane ka marrë flakë dhe është fundosur në Gjirin e Omanit, sipas agjencisë gjermane të lajmeve Fars.

“Pavarësisht përpjekjeve për 20 orë nga ekipet detare, anija u fundos për shkak të përhapjes së zjarrit në pjesë të ndryshme,” thuhej në raportin e Fars.

Anija u fundos në brigjet e portit jugor iranian të Jask. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan dhe fatmirësisht nuk pati viktima.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Anija ushtarake do të ankorohej në ujërat ndërkombëtare për një operacion stërvitor kur një nga sistemet e saj mori flakë afër Jask. Anija ishte pjesë e shërbimeve ushtarake për më shumë së katër dekada dhe kishte marrë pjesë në shumë operacione trajnuese.


Shtuar 3.06.2021 12:40