FOTO/ Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë në Meksikë

Janë publikuar pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku ujërat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të nivelit. Siç raportohet punonjësit e qytezës së Cuauhtémoc dhe vullnëtarë nisën punë për pastrimin e zonës teksa tremben se mbetjet e peshqve që kanë nisur të dekompozohen, mund të shkaktojnë sëmundje. Ndërsa zyrtarët thonin se niveli i ujit në lagunës së gjerë ka rënë me rreth 50%.

“Kur ulet niveli i ujit, ndotësit bëhen më te përqendruar dhe kjo dëmton speciet që jetojnë aty”, tha përfaqësuesja Irma de la Peña Meraz, duke shtuar se dhe uji i mbetur nuk është i cilësisë së mirë.

Shfaqja e peshqve të ngordhur kishte nisur prej disa ditësh dhe një erë e rëndë ndjehej në disa zona të liqenit të kthyer thuajse në një kënetë. Në të gjithë territorin e Meksikës raportohen mangësi të reshjeve dhe temperatura të larta, duke shkaktuar vështirësi që ndjehen dhe në qytete. Zyrtarët vendas thonë se sezoni i nxehtë ka nisur prej prillit dhe mund të vijojë deri në tetor, duke shkaktuar sëmundje dhe vdekje prej rritjes së temperaturës.


Shtuar 13.06.2024 20:15

Tags: