Aidon Shehu tashmë është zyrtarisht pjesë e Panathinaikos. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i madh i Superligës greke, i cili njoftoi në rrjetet sociale afrimin e mesfushorit shqiptar me shumë talent.
Klubi e mirëpriti me fjalët “Mirë se vjen në Athinë” dhe sqaroi se 19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me fanellën bardhëjeshile deri në vitin 2029.
Të lidhura
None found
Për momentin nuk është bërë e qartë se si do të veprojë Panathinaikos me Shehun: nëse do ta mbajë për ta vlerësuar gjatë kësaj periudhe dhe për t’i dhënë hapësirë në skuadër, apo do ta huazojë sërish te një tjetër ekip ku ai të ketë minuta në këmbë.
Me këtë lëvizje, kapitulli i tij në Angli mbyllet me Hull Cityn dhe para tij hapet një etapë e re e rëndësishme në karrierë.
