Trupi i pajetë i Lirim Ruhanit gjendet në Liqenin e Batllavës, Policia njofton se po vijojnë procedurat e nevojshme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur sot pa shenja jete, në ditën e dytë të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Sipas njoftimit policor, rasti ishte denoncuar dje rreth orës 13:00, pasi ishte pranuar informata se një person kishte hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas nuk ishte parë më duke dalë.

Të lidhura

None found

Policia ka theksuar se menjëherë pas marrjes së informatës janë vënë në lëvizje të gjitha njësitë përkatëse policore, bashkë me njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim gjetjen e personit.

Sot, pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit, personi është nxjerrë nga uji, ndërsa ekipi mjekësor që ndodhej në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka deklaruar se në bashkërendim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore.


Shtuar 1.07.2026 14:11

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş