Financial Times: Rritet alarmi për operacione ruse kundër drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Europë

Kompanitë europiane të mbrojtjes po shtojnë masat për sigurinë e drejtuesve të tyre, pasi shërbimet e inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po vë në shënjestër personat në krye të firmave që ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën.

Të lidhura

None found

Rreziku shtrihet përtej prodhuesve të mëdhenj të armëve: në shënjestër mund të jenë edhe bizneset e vogla që prodhojnë dronë e komponentë të ndryshëm. Kjo po sjell shpenzime më të larta sigurie në të gjithë sektorin.

Financial Times raporton se zyrtarë të pesë agjencive europiane të inteligjencës kanë konfirmuar se operativët e Kremlinit po i kushtojnë vëmendje në rritje drejtorëve ekzekutivë dhe drejtuesve të tjerë të kompanive të mbrojtjes.

Veprimet shihen si pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe të operacioneve hibride në kontinent. Në veçanti, ligjvënësit gjermanë janë paralajmëruar se Rusia synon të organizojë akte dhune ndaj individëve, duke angazhuar aktorë shtetërorë ose grupe nën kontrollin e saj.

Metodat, objektivat dhe pjesëmarrësit në këto operacione po ndryshojnë vazhdimisht. Ndërkohë, përdorimi i rrjeteve të krimit të organizuar po bëhet më i zakonshëm.

Shërbimet sekrete thonë se një pjesë e konsiderueshme e planeve lidhet me atë që agjentët rusë e quajnë “wet work” — term për veprime të dhunshme, ku përfshihen edhe vrasjet me porosi.


Shtuar më 11.10.2026 15:57