“Falje për këdo që e kam zhgënjyer”, Covid “nuk fal” as këngëtarin e famshëm (FOTO LAJM)

Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran, është infektuar me Covid-19 dhe si pasojë është izoluar

Ishte vetë këngëtari në fjalë që e ndau lajmin me fansat e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, shumë prej intervistave dhe angazhimeve të tij do të vijojnë nga shtëpia këto ditë, pas karantinimit të tij, në respekt të ligjeve në fuqi.

“Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë.

Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë.

Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”, deklaroi këngëtari./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 20:29