Dy adoleshente që mbetën përmbys për 25 minuta në një park argëtimi përfitojnë 550 mijë dollarë dëmshpërblim

Një defekt në lojën AtmosFEAR në parkun argëtues Oaks Park, në juglindje të Portlandit, Oregon, i la dy adoleshente të varura me kokë poshtë për rreth 25 minuta, në një lartësi prej 30 metrash.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi më 14 qershor 2024, kur Chitlali Gomez-Salais, atëherë 13 vjeç, dhe Evie Yanota, 14 vjeç, po festonin përfundimin e vitit shkollor gjatë një daljeje verore. Loja, e cila kryen rrotullime 360 gradë, u ndal papritur në mes të funksionimit.

Pas procesit gjyqësor, i cili nisi të hënën, secila prej vajzave do të marrë 275,000 dollarë, duke e çuar në 550,000 dollarë shumën totale të dëmshpërblimit. Vendimi u dha dy vjet pas incidentit.

Gjatë dëshmive të tyre, të dyja adoleshentet treguan se kishin përjetuar dhimbje të forta koke për shkak të grumbullimit të gjakut në kokë. Ato panë gjithashtu pasagjerë të tjerë në karrocë që vjellnin nga frika dhe presioni i situatës.

Vajzat thanë se shqetësimi kryesor ishte mundësia që rripat e sigurimit të liroheshin. “Mendova se ndoshta nuk na kishte mbetur shumë kohë”, dëshmoi Evie Yanota. Ndërsa Xitlali Gomez-Salais, e emocionuar gjatë dëshmisë, u shpreh: “Nuk doja që njerëzit të më shihnin të vdisja.”

Pas aksidentit, Xitlali tha se vuajti nga ankthi, mori antidepresivë për një periudhë dhe nisi të kishte frikë nga ashensorët dhe udhëtimet me avion, pasi mendonte se mund të mbetej e bllokuar ose të humbiste jetën në çdo çast.

Evie Yanota, e cila është kampione koreane e arteve marciale, deklaroi se pasojat fizike e detyruan të ndërpriste përkohësisht garat. Të dyja vajzat, që tani janë 16 vjeç, morën mbështetje psikologjike.

Në momentin e incidentit, në karrocën e AtmosFEAR ndodheshin rreth 30 persona. Nëntë prej tyre ngritën padi, por shtatë u përfshinë në marrëveshje jashtë gjykatës për shuma që nuk u bënë publike.

Dy adoleshentet ishin të vetmet që e çuan çështjen deri në gjykim, duke kërkuar gjithsej 2 milionë dollarë nga Oaks Park dhe kompania italiane Zamperla, prodhuese e karrocës.

Të dyja palët pranuan se kishte përgjegjësi për mosfunksionimin e pajisjes, pasi karroca nuk duhej të kryente një rrotullim të plotë 360 gradë për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të peshës së pasagjerëve. Megjithatë, avokatët e kompanive argumentuan se pasojat fizike dhe psikologjike nuk kishin qenë afatgjata dhe se vajzat kishin vijuar jetën e tyre normalisht.

Sa i përket Evie Yanotës, u raportua se ajo u rikthye në artet marciale dhe fitoi tituj kombëtarë, pavarësisht pretendimit se dëmtimi në shpatull do ta pengonte të garonte sërish.

Pas vendimit, Oaks Park deklaroi se “siguria është përparësia jonë absolute” dhe se parku do të vazhdonte bashkëpunimin me prodhuesit dhe rregullatorët shtetërorë për të garantuar mbrojtjen e vizitorëve.


Shtuar 21.08.2026 16:04

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubet