Dashuronte një vajzë greke, 17-vjeçari nga Shqipëria rrëmbehet dhe dhunohet për 3 orë

Vetëm se ishte me origjinë shqiptare, një 17-vjeçar në Spartë të Greqisë është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth 3 orë.

Sipas mediave greke, babai i të miturit ka deklaruar se djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënie, kjo për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Sipas asaj që ka thënë babai i 17-vjeçarit, i mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë.

Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, dhe më pas e kanë rrahur, shkruajnë mediat greke

Adoleshenti është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë.

Sipas mediave greke, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit.


Shtuar 17.05.2024 18:46

Tags: ,