60-vjeçarja humb betejën me kancerin, 40 familjarët e saj shkatërrojnë Spitalin në Itali

Një ngjarje rëndë është regjistruar në një nga spitalet në Pescara. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se pas vdekjes së një pacienteje e cila ishte shtruar në Spitalin Onkologjik familjarët kanë “pushtuar” korridoret dhe kanë shkatërruar dhomat e këtij spitali.

Dyer të hedhura përtokë, tavolina të përmbysura, orendi të hedhura në dysheme, kështu përshkruhet nga mediat vendase situate në pavionin e onkologjisë pas vdekjes së 60-vjeçares.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë që të rivendoste qetësinë dhe të neutralizonte familjarët e gruas.

Çfarë ndodhi:

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, e premte 13 shtator, në spitalin e Pescarës. Protagonsitë ishin 40 persona që u paraqitën në spital sapo morën vesh lajmin e trishtë të vdekjes të së afërmes së tyre.

Burra dhe gra “pushtuan” korridoret, pasi arritën të hynin me forcë. Në spital mbërritën fillimisht patrullat e skuadrës së komisariatit, më pas ato të karabinierëve, të cilët u përpoqën të rivendosin qetësinë dhe më pas e shoqëruan trupin e 60-vjeçares në morg.


Shtuar 14.09.2024 19:39

Tags: ,