Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet: Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet me efekt të menjëhershëm.

“Me pikëllim të madh po largohem nga parlamenti – të paktën tani për tani”, tha Johnson në një deklaratë.

“Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe pa miratimin e anëtarëve të partisë Konservatore, e lëre më të elektoratit të gjerë”, shtoi ai.

Johnson, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen verën e kaluar pas një sërë skandalesh – veçanërisht ato që përfshijnë partitë në Downing Street – tashmë është gjobitur për këtë aferë.


Shtuar 9.06.2023 21:21