Boiken Abazi: E vërteta nuk gjendet brenda Exit Poll-eve

Pas mbarimit të procesit të votimit ka reaguar, kandidati i pavarur Boiken Abazi. Përmes një postimi në Facebook ai është shprehur se integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur.

Abazi gjithashtu u shpreh se, e vërteta e rezultateve nuk është nëpër Exit Poll-e, por në kutitë e votimit.

“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur. Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”/albeu.com


Shtuar 25.04.2021 20:58