Blinken: Jam gati të takohem me ministrin e jashtëm rus, por kam një kusht

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka deklaruar se është gati të takohet me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Sergei Lavrov, për të diskutuar mbi situatën e tensioneve në Lindje.

Komentet Blinken i bëri gjatë një interviste për CNN, teksa tha se është gati për takimin, me kusht që Rusia të mos e pushtojë Ukrainën gjatë kësaj jave.

“Nëse [Rusia] nuk pushton, unë do të jem atje. Shpresoj se ai do të jetë gjithashtu atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të parë nëse mund të çojmë përpara një zgjidhje diplomatike për këtë krizë të krijuar nga Rusia dhe agresioni i saj kundër Ukrainë”, tha Blinken.

Ai vuri në dukje se SHBA “vënë në tryezë një numër idesh që ne mund të ndjekim që do të forconin sigurinë” për Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Evropës.

“Kjo është biseda që unë e mirëpres me ministrin e Jashtëm Lavrov. Kjo varet tërësisht nëse Rusia pushton apo jo”, tha Blinken./albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 16:45