Bilanci nga COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 827 testime, 284 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 88 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 284 qytetarë, në këto bashki:
170 në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qyetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.
Janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 88
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 827

Testime totale 1,844,195
Raste pozitive 279,077
Raste të shëruara 273,740
Raste Aktive 1,840
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,333
Fier 144
Vlorë 105
Durrës 66
Gjirokastër 46
Lezhë 37
Shkodër 34
Elbasan 25
Berat 20
Korçë 19
Dibër 8
Kukës 3/albeu.com

Shtuar 26.06.2022 15:59